Tech

TikTok gjobitet me 530 milionë euro

TikTok

TikToku është gjobitur me 530 milionë euro nga rregullatori kryesor i privatësisë në Bashkimin Evropian këtë fundjavë për shkak të shqetësimeve se si i mbron informacionin e përdoruesve, raportoi Reuters.

Komisioneri i Mbrojtjes së të Dhënave (DPC) i Irlandës ka njoftuar se TikToku, në pronësi të ByteDance të Kinës, nuk ka arritur të tregojë se të dhënave personale të përdoruesve të BE-së, në disa prej të cilave ka qasje nga distanca nga stafi në Kinë, u është ofruar niveli i lartë i mbrojtjes i parashikuar sipas ligjit të BE-së.

TikTok ka thënë se e kundërshton fuqishëm vendimin dhe se ka përdorur kuadrin ligjor të BE-së, konkretisht të ashtuquajturat klauzola standarde kontraktuale, për të dhënë qasje të kontrolluar dhe të kufizuar në distancë.

“Ky vendim rrezikon të krijojë precedent me pasoja të gjera për kompanitë dhe industri të tëra në të gjithë Evropën që operojnë në shkallë globale”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga TikToku.

Është hera e dytë që TikToku po gjobiyry nga DPC-ja. Herën e parë mori gjobë prej 345 milionë eurosh në vitin 2023 për shkelje të ligjeve të privatësisë në lidhje me përpunimin e të dhënave personale të fëmijëve në BE.