TikTok klikohet dhe hapet në Shqipëri, raporton “A2NewsCNN”. Platforma TikTok, e bllokuar nga qeveria shqiptare, ka filluar të funksionojë sërish. Ndonëse ndalesa është ende në fuqi, qasja në të mund të kryhet lehtësisht edhe pa VPN, shkruan mediumi shqiptare.
Qeveria e Shqipërisë në mars kishte marrë vendim për ta ndaluar për një vit TikTok-un.
Lëvizja erdhi pas vrasjes me thikë në Tiranë të 14-vjeçarit Martin Cani nga një bashkëmoshatar, pas një sherri të nisur në rrjetet sociale. Kryeministri Edi Rama, njoftoi këtë nismë të qeverisë dhe më pas ajo u hodh për konsultim me prindërit nëpër shkolla në dhjetor të vitit 2024. Rama tha në atë kohë se mbyllja e kësaj platforme do të bëhej në javët e para të janar, ndërsa vendimi u mor në mars.
“Periudha zgjedhore duket se nuk ka lodhur vetëm politikën por edhe sistemet online të shtetit. Zotimi i qeverisë për të mbyllur një vit TikTok nuk zgjati më shumë se një muaj pasi me përfundimin e procesit elektoral, aksesi në këtë platformë, de facto është lehtësuar sërish”, ka shkruar “A2newsCNN”.