Zgjedhjet 2025

Abdixhiku: Do të investojmë te familja me politika të qëndrueshme e jo me projekte të përkohshme

lumir abdixhiku

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka prezantuar në Dragash plan-programin për familjen. Në tubimin e mbajtur të hënën në këtë komunë, ai ka thënë se LDK-ja do të investojë te familja me politika të qëndrueshme shtetërore e jo me projekte të përkohshme. Sipas tij, familja është investimi më i sigurt për të ardhmen e vendit dhe se kjo pasuri po vihet në presion të madh ekonomik, social dhe demografik. Kandidati i LDK-së për kryeministër ka thënë se prindërit po përballen me kosto gjithnjë e më të larta, të rinjtë po vonohen të krijojnë familje ose po detyrohen ta ndërtojnë atë larg vendit, ndërsa fëmijët po rriten me pasiguri.

“Dhe kur familja tronditet, tronditet i gjithë shteti”, ka thënë Abdixhiku.

Fushatën zgjedhore, LDK-ja e ka vazhduar në Prizren e tubim në orët e mbrëmjes të së hënës do të mbajë edhe në Suharekë dhe në njërën nga degët e partisë në Prishtinë.