Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Zgjedhjet 2025

Hamza premton zero TVSH për produktet esenciale

Bedri Hamza

Kandidati për kryeministër nga PDK-ja, Bedri Hamza, ka premtuar zero TVSH për produktet esenciale, siç janë: buka, vezët, qumështi e produktet e tij, drithërat, vajin e barnat.

Sipas Hamzës kjo do t’i bënte çmimet më të ulëta dhe do ulte barrën për çdo familje.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Çmimet po rriten dhe barra po bëhet gjithnjë e më e rëndë për çdo familje. Në qeverinë time, për t’i ulur çmimet dhe mbrojtur fuqinë blerëse, TVSH-ja do të jetë 0% për produktet esenciale. Ushqim më i lirë. Dinjitet për familjen. Siguri për fëmijët”, ka shkruar Hamza në një video të publikuar në Facebook.

Në një takim tjetër me qytetarë, Hamza ka shpalosur premtimin për rritjen prej 50% të pensioneve e ndihmave sociale dhe me minimum 250 euro në muaj për çdo përfitues.

“Rritje 50% e pensioneve dhe ndihmave sociale, me minimum 250€ në muaj për çdo përfitues. Për të gjithë, pa përjashtime, dinjitet, siguri ekonomike dhe drejtësi sociale”, shkroi në një tjetër postim në Facebook, kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza.

Lexo përditësimet tjera
Zgjedhjet

Dita e shtatë e fushatës