Zgjedhjet 2025

Iu hoqën mbi 2 mijë vota pas rinumërimit, kandidatja e PDK-së: M’u cenua integriteti

Luljeta Veselaj

Kandidatja për deputete nga PDK-ja, Luljeta Veselaj-Gutaj, ka reaguar pasi iu minusuan mbi dy mijë vota nga totali që fitoi në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Ajo ka thënë se iu cënua integriteti i saj, ndërsa ka kërkuar nga institucionet e drejtësisë që ata të cilët e kanë bërë një gjë të tillë, të vihen para drejtësisë.

“Tjetërsimin e votës e konsideroj krimin më të madh që mund t'i ndodhë demokracisë dhe rrugës sonë për një shoqëri të drejtë. Kjo nuk mund asesi të falet, dhe do të kërkoj përgjegjësi nga institucionet e drejtësisë për dëmin e shkaktuar jo vetëm ndaj integritetit tim personal e politik, por edhe të integritetit të procesit më të shenjtë që e ka vendi ynë, atij zgjedhor. Kjo nuk është demokraci, madje nuk mund ta quajmë as vjedhje, është sabotim i shtetit, dhe i gjithë asaj për çka sakrifikuam në këtë çerek shekull. Kjo dukuri që i preku të gjithë kandidatët pa asnjë përjashtim të cilësdo parti në Kosovë, duhet të ndalohet qysh tash dhe të papërgjegjshmit të sjellen para përgjegjësisë”, ka thënë Veselaj-Gutaj.

Kandidatja nga PDK-ja ka kërkuar që të ketë rinumërim edhe në komunat e tjera që sipas saj, kjo dukuri të dal sheshazi në nivel vendi.

No description available.