“Kosova është në gjendje të rëndë dhe për këtë po flet e vërteta”, ka thënë Fatmir Limaj, kryetar i Nismës në tubimin elektoral me bashkëvendësit nga rajoni i tij.
“Në vitin 2007, kur erdhëm ne në pushtet Kosova ka qenë tërësisht në terr, me gjenerator në çdo qytet e në çdo fshat në një gjendje skandaloze. Ne premtuam 24 orë energji elektrike dhe atë e bëmë. Kush e ka menduar se 15 vjet pas, kthehemi në gjendje terri. Kush e solli këtë gjendje? Ata që premtonin lirimin e çmimit të bukës, vajit, sheqerit e kripës. Premtime të kota e mashtrime e kanë sjellë vendin ku jemi sot. Prandaj më shumë se kurrë duhet të bashkohemi për ta rikthyer shpresën", ka thënë Limaj.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi ka shtuar se motoja e Nismës është bashkimi, për ta rikthyer Kosovën në punë dhe mirëqenie.