Kryetari i Mitrovicës, Faton Peci, e ka quajtur urën e re mbi lumin Ibër “ura e Albinit” në një video që e ka publikuar të martën bashkë me ministrin në detyrë të Industrisë, Hysen Durmishi.
Peci e Durmishi kanë ftuar qytetarët për datën 24 që të mblidhen për t’i ndezur dritat në këtë urë të re të këmbësorëve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Jemi këtu nga ura më e bukur në Kosovë, ura e Albinit, bashkë me kolegun tim ministrin Hysen Durmishi që lehtësoi jetën e qytetarëve të Mitrovicës me investimet në rrugën Prishtinë-Mitrovicë dhe ndërtimin e urës më të bukur në Kosovë”, ka thënë Peci në video.
Më 17 dhjetor, u përurua mbi Ibër një urë e re për këmbësorë për t’i lidhur Mitrovicën e Jugut me atë të Veriut. Ishte kjo ura e dytë, pas asaj për veturat e hapur në gusht.
Megjithatë, ura kryesore mbi lumin Ibër u mbyll në vitin 1999 dhe që atëherë asnjëherë nuk është kthyer në funksionin e saj të plotë. Që nga viti 2011, ajo u hap për këmbësorë porse jo edhe për automjete - të vetmet që kalojnë mbi të janë veturat e KFOR-it.