Zgjedhjet 2025

Përfundon rinumërimi në 19 komuna, rritet numri i ekipeve numëruese

Rinumerimi

Foto: Driton Paçarada

Janë rinumëruar 316 nga 914 vendvotime, ndërkohë që në QNR është shtuar numri i ekipeve numëruese, njoftoi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Sipas të dhënave, deri më tani procesi i rinumërimit është përmbyllur në 19 komuna, ndërkohë gjatë pjesës tjetër të ditës, të tjera komuna, sipas radhës, do të përfshihen në këtë proces. 

“Ndërkohë, në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, është shtuar numri i tavolinave për rinumërim, nga 20 në 26 sosh”, thuhet në njoftimin e KQZ-së.

Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) pas rinumërimit të 316 vendvotimeve nga 914 sa do të rinumërohen, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti ka marrë 140 vota më pak, ai i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, 102, e ai i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, 36 vota më pak. Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka 14 vota më pak. 

Bekim Haxhiu i PDK-së që ishte ankuar për vjedhje të votave, nga rinumërimi ka 112 vota më shumë.