Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Zgjedhjet 2026

Aprovohen 82.809 fletëvotime të dërguara me postë

QNR - KQZ - vota - zgjedhje - diaspora - mergata - votat me poste DP

Foto: Driton Paçarada

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka njoftuar se nga verifikimi i fletëvotimeve me postë janë refuzuar 2.981 pako. E sipas rezultateve të deritanishme, ku janë shtuar edhe rreth 40 për qind të votave me postë, Lëvizja Vetëvendosje ka fituar një deputet shtesë, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka humbur një

Mbi 82 mijë fletëvotime me postë nga mbi 85 mijë sa janë gjithsej, janë aprovuar ka njoftuar Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të dielën. 

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka thënë 2.981 pako të votave të diasporës janë refuzuar për arsye të ndryshme.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Arsyeja më e shprehur se përse janë refuzuar këto pako është sepse në 2,552 raste mungon dëftesa e regjistrimit, një dokument me të dhëna unike, që votuesi i regjistruar e pranon nga KQZ. Po ashtu, arsyet e tjera, më pak të shprehura, lidhen me rastet kur në një pako janë përfshirë më shumë se një fletëvotim ose më shumë se një person (322) raste, kur votuesi ka dërguar pakon nga një shtet tjetër nga ai ku ishte regjistruar për votim (23) raste, kur në pako është gjetur vetëm dëftesa e regjistrimit pa fletëvotim (32) raste, kur ka munguar pulla apo vula postare (5) raste, si dhe me kur fletëvotimi është shtypur (1)rast. Sipas të dhënave të KQZ-së, janë evidentuar edhe zarfe të dërguara gabimisht në 46 raste”, ka thënë Elezi.

Sipas Elezit, numërimi i votave me postë pritet të përfundojë brenda disa ditëve, pas së cilave pritet numërimi i votave me kusht dhe i personave me nevoja të veçanta.

"Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar procesi i numërimit të fletëvotimeve nga votimi përmes postës. Ky proces ka filluar të premten në mbrëmje me numërimin e fletëvotimeve të para që i takojnë këtij lloj votimi. Deri më tani janë numëruar 60 kuti votimi, në të cilat janë vendosur zarfet me fletëvotime pas aprovimit të tyre nga shërbimi votues i KQZ-së”, ka thënë ai.

Me fillimin e numërimit të votave të diasporës përmes postës, Lëvizjes Vetëvendosje i është shtuar një mandat, duke iu hequr Aleancës.

VV-ja, pa përfshirë votat e diasporës, ka fituar 42.97% të votave brenda Kosovës. 

E me përfshirjen e votave nga diaspora, përqindja e saj është rritur në rreth 45 për qind të dielën mbrëma. 

Ky ndryshim ka ndikuar edhe te partitë e tjera, ku PDK-ja ka rënë nga 21.17% në 20.34%, LDK-ja nga 17,60 ka rënë në 17.24, ndërsa Aleanca ka nga 7.17% në 6.96%.

Sipas rezultateve aktuale, Lëvizja Vetëvendosje ka 51 ulëse, PDK-ja 23, LDK-ja 19 dhe AAK-ja 7.