Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Zgjedhjet 2026

Kërkohet paraburgim ndaj një komisioneri, dyshohet se në Jabllanicë fshehu 6 fletëvotime të paplotësuara

Prokuroria Themelore në Prizren

Prokuroria Themelore në Prizren

Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar paraburgim ndaj një komisioneri, pasi dyshohet se në qendrën e votimit në shkollën “Sharr” të Jabllanicës në Prizren, të dielën në zgjedhjet e parakohshme mori dhe fshehu gjashtë fletëvotime të paplotësuara. 

Prokuroria ka thënë se dyshohet se fletëvotimet i kishte shkëputur nga blloku i fletëvotimit. Ai dyshohet për asgjësim të dokumenteve të votimit. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Sipas dyshimeve të bazuara që rezultojnë nga hetimet e deritanishme, më 07.06.2026, gjatë procesit zgjedhor për zgjedhjet parlamentare për Kuvendin e Republikës së Kosovës, në qendrën e votimit të vendosur në shkollën “Sharr” në fshatin Jabllanicë të Prizrenit, i pandehuri A.D., në cilësinë e anëtarit të komisionit zgjedhor, me qëllim të pengimit të zhvillimit të rregullt të procesit zgjedhor dhe cenimit të shprehjes së lirë të vullnetit të qytetarëve, ka marrë dhe fshehur gjashtë (6) fletëvotime të paplotësuara, të cilat paraprakisht i kishte shkëputur nga blloku i fletëvotimeve. Prokuroria Themelore në Prizren mbetet e përkushtuar në mbrojtjen e integritetit të procesit zgjedhor dhe në trajtimin me prioritet të të gjitha rasteve që cenojnë vullnetin e lirë të qytetarëve dhe funksionimin demokratik të institucioneve. Në bashkëpunim me organet e zbatimit të ligjit, do të vazhdojë ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme hetimore dhe procedurale në përputhje me legjislacionin në fuqi”, ka njoftuar Prokuroria. 

Burimet e Kohës bëjnë të ditur se i ndaluari për fletëvotimet është ish-kandidat i Koalicionit Vakat, Adnan Demiri.  

Lidhur me rastin ke reaguar të dielën edhe Emilia Rexhepi.