Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Zgjedhjet 2026

Ndarja e mandatave sipas rezultateve preliminare

Kuvendi

Foto: Arkiv

Foto: Driton Paçarada

Bazuar në rezultatet preliminare të zgjedhjeve të 7 qershorit, të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ku nuk janë përfshirë votat me kusht, ato me postë, si dhe në përfaqësitë diplomatike, Lëvizja Vetëvendosje e cila ka fituar 42.91 për qind të votave do të ketë 48 deputetë në Kuvendin e Kosovës. 

Partia Demokratike e Kosovës, që ka dalë e dyta me 21.12 për qind të votave, do të ketë 24 deputetë. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Lidhja Demokratike e Kosovës me 17.58 për qind të votave do të ketë 20 deputetë e Aleanca me 7.16 për qind të votave do të ketë 8 deputetë. 

Për pakicën serbe janë të rezervuara 10 vende si dhe për pakicat joserbe 10. 

Rezultatet preliminare, pa i përfshirë votat me kusht dhe ato të diasporës
Ndarja e mandateve në Kuvend sipas rezultateve preliminare