Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se ka nisur publikimi i rezultateve të kandidatëve për deputetë që kanë arritur në zgjedhjet e 7 qershorit.
Në platformën e KQZ-së, të dhënat e para të publikuara kanë ardhur nga QKN-të e 15 komunave: Leposaviq, Novobërdë, Obiliq, Shtime, Shtërpcë, Zubin Potok, Zveçan, Junik, Mamushë, Hani i Elezit, Graçanicë, Ranillug, Partesh, Kllokot dhe Mitrovicë e Veriut, në të cilat, paraditën e së hënës ka filluar procesi i numërimit dhe verifikimit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Të hënën, në Qendrat Komunale të Numërimit ka filluar procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë dhe verifikimi i rezultateve të subjekteve politike nga formularët e plotësuar në vendvotime pas numërimit të fletëvotimeve. Pas përfundimit të numërimit të çdo vendvotimi, të dhënat do të transmetohen në platformën për rezultate”, thuhet në njoftimin e KQZ-së.
Pasditen e së hënës, ky aktivitet ka filluar në QKN-të e 23 komunave: Deçan, Gjakovë, Gllogoc, Gjilan, Dragash, Istog, Kaçanik, Klinë, Fushë Kosovë, Kamenicë, Mitrovicë e Jugut, Lipjan, Rahovec, Pejë, Podujevë, Prishtinë, Prizren, Skenderaj, Suharekë, Ferizaj, Viti, Vushtrri dhe Malishevë.
Platforma e rezultateve të KQZ-së: https://resultsparliamentary2026.kqz-ks.org/
Dhjetë më të votuarit në AAK pas numërimit të mbi 12% të vendvotimeve
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka procesuar mbi 12 për qind të vendvotimeve për kandidatët për deputetë në zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit.
Në listën e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, i pari aktualisht si më i votuari është kryetari i kësaj partie dhe kandidati për kryeministër, Ardian Gjini me 3 mijë e 897 vota.
I dyti pas Gjinit është ish-kryetari i deritanishëm dhe themeluesi i AAK-së, Ramush Haradinaj, me 3 mijë e 625 vota. Aktualisht i treti është Daut Haradinaj me 2 mijë e 884 vota.
Pas procesimit të mbi 12% të vendvotimeve, i katërti në AAK është Besnik Tahiri me 2 mijë e 500 vota. Pas tij është Bekë Berisha me 1 mijë e 841 vota. Time Kadrijaj është radhitur e gjashta aktualisht me 1 mijë e 802 vota. Pas saj është Burim Ramadani me 1 mijë e 790 vota.
Agim Çeku është i teti më 1 mijë e 536 vota, ndërsa pas tij është Arber Tolaj me 1 mijë e 515 vota.
E dhjeta në listën e AAK-së, aktualisht është Teuta Haxhiu me 939 vota.
Pas numërimit të votave të 12 për qind të vendvotimeve, ja më të votuarit te LDK-ja
Në Qendrat Komunale të Numërimit janë numëruar votat në 301 prej 2498 vendvotimeve, apo 12.05 për qind.
Te Lidhja Demokratike e Kosovës aktualisht më e votuara është Vjosa Osmani me 8374 vota, pasuar nga Lumir Abdixhiku me 7578 dhe Doarsa Kica Xhelili me 6040 vota. Në Top 5 janë edhe Hykmete Bajrami (4514) dhe Avdullah Hoti (4029).
Ukë Rugova (3581), Kujtim Shala (3332), Anton Quni (2655), Janina Ymeri (2646) dhe Ermal Sadiku (2581) kompletojnë Top 10.
Numërohen mbi 11% e vendvotimeve, këta janë më të votuarit në PDK
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në përditësimin e numërimit të votave për kandidatët për deputetë, ka procesuar mbi 11% të vendvotimeve të numëruara në Qendrat Komunale të Numërimit.
Në Partinë Demokratike të Kosovës, aktualisht po kryeson kryetari i kësaj partie, Bedri Hamza, me 11 mijë e 498 vota.
Pas tij, renditet Përparim Gruda me 7 mijë e 158 vota. Në vendin e tretë si më i votuari në këtë parti aktualisht, është Arian Tahiri me 6 mijë e 419 vota.
I katërti aktualisht është Uran Ismaili me 5 mijë e 688 vota. Vlora Çitaku është e pesta me 3 mijë e 865 vota. Pas Çitakut, kandidatja Sala Jashari ka 3 mijë e 785 vota.
Kandidati i PDK-së për deputet, Elmi Reçica aktualisht është i shtati me 2 mijë e 967 vota. Pas tij është Arben Mustafa me 2 mijë e 945 vota, pastaj Ganimete Musliu me 2 mijë e 827 vota ndërsa e dhjeta Arbnora Salihu me 2 mijë e 487 vota.
Këta janë dhjetë më të votuarit te VV-ja, pas numërimit të votave në mbi 11 për qind të vendvotimeve
Në Qendrën Komunale të Numërimit janë numëruar votat për deputetët në 11.37 për qind të vendvotimeve.
Te Lëvizja Vetëvendosje kryeson Albin Kurti me 23 mijë e 797 vota, pasuar nga Glauk Konjufca me 18 mijë e 568 vota dhe Albulena Haxhiu me 10 mijë e 436. Hekuran Murati është i katërti me 9691 vota, ndërsa Donika Gërvalla-Schwarz e pesta me 8453 vota.
Në dhjetëshen e parë janë edhe Xhelal Sveçla (6752), Avni Dehari (6295), Mimoza Kusari Lila (5623), Hajrulla Çeku (5365) dhe Ejup Maqedonci (5044).