“Drafti i Asociacionit është ai elefanti në dhomë”, ka thënë kandidati për deputet i PSD-së, Nol Nushi, derisa ka hedhur kritika në drejtim të Qeverisë Kurti në lidhje me mënyrë se si e ka zhvilluar dialogun me Serbinë.
Në debatin “Zgjedhjet në Kohë”, Nushi ka thënë se VV-ja ka ardhur në pushtet duke folur për dialogun në mënyrë krejt tjetër prej asaj që ka vazhduar ta bëjë në realitet.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“ VV-ja ka ardhur në pushtet duke folur për dialogun në një mënyrë krejt tjetër, prej asaj që ka vazhduar. Nëse ju kujtohet ka ardhur me atë aksiomën Asociacion as asi as kësi, as me kompetenca ekzekutive as me pa kompetenca ekzekutive dhe sot jemi në një situatë ku ekziston një draft i Asociacionit që është dokument kusht për integrim të Kosovës në mekanizma ndërkombëtar edhe të Bashkimit Evropian”, ka thënë ai.
Sipas Nushit, ky draft i Asociacionit është “ai skeleti i Zajednicës që ne ju kemi frikësuar të gjithë”.
“Mendoj që drafti i Asociacionit është ai elefanti në dhomë, mendoj që ajo ka me qenë pika ku këta kanë me tregu që krejt aktiviteti që e ka marrë emrin shtrirja e sovraniteti ka rezultuar me një dokument super të dëmshëm ligjor i cili është bërë obligim në rrugën tonë drejt integrimit evropian”, tha Nushi.
Kandidati i PSD-së ka folur edhe për aleancën e Kosovës me SHBA-të dhe blerjen e armatimeve, ku sipas tij edhe nëse nuk dëshiron Kosova, “Amerika na ka në sferën e sigurisë sepse jemi interes i saj”.
“Blerja e armatimit, Amerika ju edhe mos me dashtë hiq na ka neve në sferën e sigurisë sepse jemi interes i saj, pra nuk është ajo që është kah të jep ty armatim se Qeveria Kurti shumë e mirë, harrojeni këtë film”, ka shtuar Nushi.