Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Zgjedhjet 2026

Përfundon numërimi i votave me postë

QNR - KQZ - vota - zgjedhje - diaspora - mergata- votat me poste DP

Foto: Driton Paçarada

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar të mërkurën se në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është përmbyllur numërimi i votave me postë në zgjedhjet e 7 qershorit.

Sipas rezultateve, Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 60.003 vota apo 72.94%, e dyta Lidhja Demokratike e Kosovës me 9.881 vota apo 12.01%, Partia Demokratike e Kosovës me 6.758 vota apo 8.21% dhe Aleanca me 3.444 vota apo 4.19%.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Procesi i votimit me postë nisi mbrëmjen e së premtes, 12 qershor.

Numri i të regjistruarve ishte rreth 105 mijë. 82.809 pako të supozuar me fletëvotime u aprovuan.