Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Naim Telaku, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje, si parti në pushtet me mandat të plotë, ka dështuar të bëjë reformim në arsimin parafillorë e fillorë.
Sipas tij, rezultatet në testin PISA, tregojnë më së miri që kjo qeveri është larg nga premtimet që ka dhënë në fushën e arsimit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë emisionin “Zgjedhjet në Kohë” në KTV, Telaku është shprehur se premtimi i ndërtimit të shumë çerdheve dhe rezultati në terren, janë dëshmia më e mirë e mosrealizimit të premtimeve të tyre.
“Vetë ndërtimi i çerdheve tregon se kjo qeveri është larg nga premtimet që ka dhënë. Diçka tjetër është premtuar, diçka tjetër ka mundur të realizohet dhe krejt diçka tjetër është realizuar. Edhe nëse lidhemi me rezultatet e testit PISA dhe me të dhëna tjera shkencore, kjo qeveri ka dështuar të bëjë reformim edhe në arsimin parafillorë edhe në atë fillorë. Çka po na thonë neve rezultatet e PISA-s është që fëmijët tanë po mbajnë mend dhe kaq është njohuria e tyre. Pra nuk po arrijnë të jenë të shkathët në aplikim të njohurive që po i marrin në shkolla”, ka thënë Telaku.
Telaku ka deklaruar se as strategjia për arsim për vitet 2022-2026, nuk është zbatuar në asnjë pikë ndërsa ka akuzuar se premtimet vetëm përsëriten nga fushata në fushatë.
Sipas kandidatit për deputet nga PDK-ja, arsyeja e ikjes së të rinjve është edhe sepse qeveria e tanishme nuk ka arritur ta bëjë një bashkëdyzim të shkollimit, edukimit dhe tregut të punës.
“Deri më tani nuk është zbatuar asgjë nga strategjia për arsim e Kurtit për vitet 2022-2026. Shumica e premtimeve mbesin vetëm në letër, përsëriten nga fushata në fushatë mirëpo ndryshim në terren nuk ka arritur të bëjë kjo qeveri. Madje ka arritur ta degradojë edhe më tutje arsimin, në disa forma ka arritur ta politizojë arsimin. Neve na u janë dobësuar rezultatet në testin PISA. Gjatë kësaj qeverisje kemi ikje të madhe të të rinjve sepse nuk ka arritur ta bëjë një bashkëdyzim të shkollimit, edukimit dhe tregut të punës”, është shprehur Telaku në KTV, në debatin për arsim.