Zgjedhjet lokale

Abdixhiku reagon sërish: Për punët brenda shtëpisë do të ketë rend

Lumir Abdixhiku

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar sërish në Facebook duke deklaruar se për partinë që ai udhëheqë të tjerët po hedhin helm. Ka deklaruar se për punët e brendshme do të ketë rend.

Abdixhiku ka thënë se janë të vetëdijshëm që kanë kundërshtar, të tillë që sipas tij fërkojnë duart e aktivizohen edhe për ngjarje periferike të partisë, porse për sukseset nuk kanë asnjë fjalë.

Por, shton se LDK-ja nuk bie në “detin e madh të parëndësisë së tyre”.

“Por LDK nuk bjen në detin e madh të parëndësisë së tyre; prandaj kërkojmë mirëkuptim nga mbështetësit tanë se pse nuk reagojmë për çdo helm që kanë. Për punët brenda shtëpisë sonë, do të ketë rend. Me kohë gjithçka. Kemi punë shumë më të mençura tani. Jemi në garë; aty na duhet secili angazhim i njerëzve të mrekullueshëm tanë. Kemi nisur diçka të madhe. Po e shohim që ju kemi pas. Le të fitojmë tash! Për helmin e madh ndaj Lidhjes, ndërsa, kundërshtarëve do t’iu bjerë të presin gjatë. Lidhja është e fortë. Po rritet. Veç me besim e bindje; me anëtarësinë e popullin pas; dhe mbi të gjitha pa interesa e pa kalkulime.  Kjo është pasuria më e madhe e jona”, ka shkruar ai.

Lexo përditësimet tjera
Lumir Abdixhiku

Abdixhiku: Çështjet e protagonizmave kohëhumbëse do t’i trajtojmë pas balotazhit

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku,  ka thënë se fokusi i partisë është fitorja...