Në këtë tekst do të mund t’i lexoni zhvillimet kryesore të ditës së 25-të të fushatës zgjedhore për zgjedhjet lokale të 12 tetorit. Çfarë premtimesh kanë dhënë kandidatët për kryetar të komunave? Në cilat komuna kanë qenë liderët e partive e çfarë kanë premtuar ata?

Agjenda PDK-së 

Partia Demokratike e Kosovës mban tubim zgjedhor me qytetarët e Komunës së Klinës. I pranishëm do të jetë edhe kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi. (Shtëpia e Mesme “Fehmi Agani” - ora 19:30)

Partia Demokratike e Kosovës mban tubim zgjedhor me qytetarët e Komunës së Prishtinës. (Shkolla Fillore “Zenel Hajdini - ora 19:00)

Ismaili nga Kodra e Trimave: Koha e lagjeve të harruara përfundon me 12 tetor

2 o. më parë / 7 tet 2025 13:37
Kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili, sot ka takuar sërish banorët në Kodrën e Trimave, ku ka shpërndarë numrin e fundit të gazetës javore “Koha për Prishtinën”.

Në këtë vizitë, Ismaili i ka ftuar qytetarët personalisht në tubimin e fundit që do të mbahet sonte në këtë lagje.

Tubimi pritet të mbahet në shkollën “Zenel Hajdini”, duke filluar nga ora 19:00.

“Koha e lagjeve të harruara përfundon me 12 tetor! Shihemi sonte në Kodrën e Trimave, te shkolla ‘Zenel Hajdini’ në ora 19:00. Ndryshimi është afër, koha jonë ka ardhur”, ka shkruar Ismaili.

Hyseni takon arkitektë, inxhinierë dhe gjeodetë të Gjilanit

2 o. më parë / 7 tet 2025 13:23
Gjilan

Kryetari i Gjilanit dhe njëherit kandidati nga Lëvizja Vetëvendosje për një mandat të dytë në krye të komunës, Alban Latifi, ka takuar arkitektë, inxhinierë e gjeodetë, për të cilët thotë se ka shprehur mirënjohje ndaj punës së tyre.

“Në Ditën e Arkitektëve, që shënohet të hënën e parë të muajit tetor, shpreh mirënjohjen time të thellë për kontributin e tyre në zhvillimin urban, infrastrukturor dhe estetik të Gjilanit. Bashkë po ndërtojmë një Gjilan të ri, me plan, me standarde dhe me respekt për natyrën e historinë e tij”, ka shkruar Hyseni në rrjetin e tij social Facebook.

Kryetari Hyseni njofton se ka mbajtur edhe tubim me qytetarë të lagjes “Kodra e Dëshmorëve III dhe Lagjja e Tetë”. Aty ka premtuar vazhdim e finalizim të projekteve.

“Ajo që e synojmë për mandatin tonë të dytë është vazhdimi i projekteve tona transformuese. Finalizimi i një projekti që ka nisur qysh në mars të 2023-ës, por që për shkak të mbështetje në Kuvendin Komunal nuk mund të filloj dot. Zona ekonomike ose parku industrial i Gjilanit që me afërsinë me korridorin dhjetë si rrugë komunikimi e transporti të mallrave është garancioni për zhvillim, garancioni për investime, për biznese të reja, për punësim, për mirëqenie, për Gjilanin që e duam kaq shumë”, u shpreh Hyseni.

Ferati premton nga 650 euro për secilin maturant që vazhdon studimet

4 o. më parë / 7 tet 2025 11:41
ilir ferati

Kryetari i Komunës së Istogut, Ilir Ferati, i cili kandidon edhe për një tjetër mandat në krye të kësaj komune ka premtuar 650 euro bursë për secilin student që dëshiron t’i vazhdojë studimet.

Ai në një postim në Facebook ka shkruar se çdo maturant meriton mundësinë për të ndërtuar të ardhmen.

“Çdo maturant meriton mundësinë për të ndërtuar të ardhmen e vet. Bursë 650€ për secilin që vazhdon studimet! Rrugëtimi ynë vazhdon”, ka shkruar ai.

May be an image of 1 person and text that says May be an image of 1 person and text that says