Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Zgjedhjet lokale

Hyseni premton mbështetje për fermerët në Gjilan

Alban Hyseni

Kryetari aktual i Gjilanit, Alban Hyseni, ka thënë se bujqësia do të vazhdojë të ketë përkrahjen institucionale. 

Hyseni, që është kandidat i Vetëvendosjes për kryetar të Gjilanit, po synon edhe një mandat katërvjeçar. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Hyseni, ka vizituar fermerët në fshatin Livoç i Epërm.

“Puna e një fermeri është shembull se si mbështetja institucionale, përkushtimi i fermerëve dhe vizioni i përbashkët për zhvillimin e bujqësisë sjellin rezultate konkrete”, tha Alban Hyseni. “Komuna, do të vazhdojë të mbështesë fermerët me politika të drejta dhe projekte konkrete, sepse zhvillimi i bujqësisë është zhvillim i gjithë qytetit”. 

Ai po ashtu ka zhvilluar takim me shefen e repartit të Transfuzionit të Gjakut në Spital Rajonal të Gjilanit, Esma Mustafa. 

“Në mandatin e ri, shëndetësia do të vazhdojë të mbetet prioritet, me mbështetje të veçantë për sektorët që shpëtojnë jetë çdo ditë”, tha Hyseni.