Zgjedhjet lokale

Mbyllet Qendra e Numërimit në Mitrovicë, sigurohet nga Policia

Qendra Komunale e Numërimit në Mitrovicë të Jugut

Qendra Komunale e Numërimit në Mitrovicë të Jugut është e mbyllur.

Kjo qendër është duke u siguruar nga Policia e Kosovës, bëjnë të ditur ekipet e KOHËS në terren.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka njoftuar të hënën mbrëma se ka urdhëruar që përkohësisht te ndërpritet procesi i mëtejmë i numërimit të fletëvotimeve në këtë qendër.

Në njoftim është thënë se ka pasur pretendime për manipulim me fletëvotime dhe do të pritet deri në marrjen e përgjigjes zyrtare nga operatori ekonomik që i ka shtypur fletëvotimet, për të sqaruar numrat e ndryshëm serikë në disa fletëvotime.

VIDEO: