Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka vlerësuar se ndër të paktët koalicione që ka mbështetjen e votuesve është ai i Vetëvendosjes dhe i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Vushtrri.
Sipas tij, shumica e koalicioneve të partive tjera nëpër komuna janë në kundërshtim me vullnetin e votuesve të tyre.
“Ndër të paktat koalicione që në fakt e ka edhe mbështetjen votuesve është koalicioni VV-LDK i Sylejman Mehollit me Xhafer Tahirin në Vushtrri. Shumica e koalicioneve që po bëjnë partitë tjera nëpër komuna janë në kundërshtim me vullnetin e votuesve të tyre. Dhe do të jetë e vështirë që ato koalicione të rezultojnë në aritmetikë elektorale, sepse votuesi nuk do ta ndjekë urdhrin e partisë. Mirëpo në Vushtrri ka disponim të madh të votuesve për ta ndryshuar qeverisjen komunale. Prandaj edhe koalicioni i bërë ka gjasat maksimale për të prodhuar sinergjinë e nevojshme për ndryshim”, ka shkruar ai.
Lidhja Demokratike e Kosovës nuk e pati miratuar koalicionin mes Xhafer Tahirit dhe Sylejman Mehollit në Vushtrri.