Zgjedhjet lokale

PDK dhe Nisma bëhen bashkë në Lipjan me Shukri Bujën kandidat për kryetar

Shukri Buja

Partia Demokratike e Kosovës dhe Nisma Socialdemokrate kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi për zgjedhjet lokale në Komunën e Lipjanit. Kandidati i përbashkët për kryetar do të jetë Shukri Buja.

Sipas marrëveshjes së arritur, Nisma Socialdemokrate nuk do të paraqesë kandidat për kryetar të komunës, por do të marrë pjesë në garën për Kuvendin Komunal me listën e saj të veçantë.

“Kjo marrëveshje është ndërtuar mbi themelin e lavdishëm të përbashkët – kontributin tonë në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,”, ka deklaruar Buja.

Ai ka theksuar se ky bashkim është një hap i rëndësishëm drejt fitores në zgjedhjet e ardhshme.

Lexo përditësimet tjera
zgjedhjet

Dita e 11-të e fushatës

Në këtë tekst do të mund t’i lexoni zhvillimet kryesore të ditës së 11-të të fushatës...