Kandidatja nga komuniteti boshnjak për komunën e Prizrenit, Emilija Rexhepi, ka thënë se ka presion ndaj komunitetit të saj nga partitë shqiptare.
Ajo ka theksuar se partitë shqiptare ushtrojnë ndikim dhe presion ndaj qytetarëve nga komuniteti boshnjak.
“Në Prizren determinojnë boshnjakët se kush do të jetë kryetar i komunës. Nëse përcillni mediat shikoni se si fokusi i partive shqiptare është Zhupa më shumë sesa fshatrat prej nga vinë. Ne nuk do të reflektojmë negativisht, do ta përcjellim situatën sesi do të orientohemi... Kjo ka ekzistuar qe 20 vjet në secilën zgjedhje, edhe qendrore edhe lokale, ka pasur interferime të tilla. Shihet se si partitë shqiptare kanë interferuar në fshatrat tona, në mjediset tona ku jetojmë, shihet edhe në veri të Kosovës”, u shpreh ajo.
Rexhepi ka shtuar se Policia dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve duhet ta përcjellin situatën.
“KQZ-ja, Policia duhet ta përcjellin më shumë këtë tendencë, këtë situatë. Në zgjedhjet e kaluara ka pasur kontroll të mirë përmes komisionerëve, ku janë zënë edhe në flagrancë me tendencë të vjedhjes”, ka potencuar ajo.
