Zgjedhjet lokale

Rexhepi: Besoj se PDK-ja dhe Vetëvendosja do të shkojnë në balotazh në Prizren

emilija rexhepi

Sipas kandidates nga komuniteti boshnjak për komunën e Prizrenit, Emilija Rexhepi, Partia Demokratike e Kosovës dhe Vetëvendosja do të shkojnë në balotazh nga zgjedhjet lokale të së dielës.

Rexhepi ka thënë se do të shqyrtojë se me cilën parti do të hyjë në koalicion. Ka shtuar se beson në kompromise, e se nuk duhet vendosur vija të kuqe për asnjë parti.

“Në Prizren janë dy parti të mëdha shqiptare, PDK-ja që është momentalisht në pushtet dhe VV-ja që ka rezultat të lartë nga zgjedhjet e fundit. Mendoj se këto dy parti do të jenë në balotazh. Ne do të shqyrtojmë se me kë do të jemi në koalicion apo me kë mund të bashkëpunojmë, unë e shoh se secili këta kandidatë janë të zotë”, ka thënë ajo në “60 Minuta” në KTV.

Rexhepi ka theksuar se beson se edhe kësaj here do t’i ketë dy asamblistë. 

“Ne kemi pasur gjithmonë dy asamblistë dhe mendoj se edhe kësaj radhe do t’i kemi dy asamblistë. Partia që përfaqësoj është parti fituese, është krah poltiik fitues nga komuniteti boshnjak në Prizren”, përfundoi ajo.

Rexhepi: Ka presion ndaj komunitetit boshnjak nga partitë shqiptare në Prizren

2 o. më parë / 7 tet 2025 17:40
rexhepi

Kandidatja nga komuniteti boshnjak për komunën e Prizrenit, Emilija Rexhepi, ka thënë se ka presion ndaj komunitetit të saj nga partitë shqiptare.

Ajo ka theksuar se partitë shqiptare ushtrojnë ndikim dhe presion ndaj qytetarëve nga komuniteti boshnjak.

“Në Prizren determinojnë boshnjakët se kush do të jetë kryetar i komunës. Nëse përcillni mediat shikoni se si fokusi i partive shqiptare është Zhupa më shumë sesa fshatrat prej nga vinë. Ne nuk do të reflektojmë negativisht, do ta përcjellim situatën sesi do të orientohemi... Kjo ka ekzistuar qe 20 vjet në secilën zgjedhje, edhe qendrore edhe lokale, ka pasur interferime të tilla. Shihet se si partitë shqiptare kanë interferuar në fshatrat tona, në mjediset tona ku jetojmë, shihet edhe në veri të Kosovës”, u shpreh ajo.

Rexhepi ka shtuar se Policia dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve duhet ta përcjellin situatën.

“KQZ-ja, Policia duhet ta përcjellin më shumë këtë tendencë, këtë situatë. Në zgjedhjet e kaluara ka pasur kontroll të mirë përmes komisionerëve, ku janë zënë edhe në flagrancë me tendencë të vjedhjes”, ka potencuar ajo.