Zgjedhjet lokale

Rezultatet për kuvende komunale në 7 komunat më të mëdha

zgjedhjet lokale - 2025

Foto: Driton Paçarada

Sipas rezultateve të publikuara nga KQZ-ja për kuvendet komunale, renditja e subjekteve politike në Prishtinë dallon nga renditja bazuar në rezultatet për kryetar. 

LDK-ja në rezultatet për kuvend komunal, ka dalë e para me 28.98% të votave. 

Por e dyta, ndryshe nga rezultatet për kryetar, ka dalë PDK-ja me 22.58, ndërkohë që LVV-ja është e treta me 21.56.

Në Ferizaj Agim Aliu i PDK-së që e ka fituar garën pa balotazh, nuk e ka shumicën në Kuvend komunal. PDK-ja sipas rezultateve preliminare ka 42.66% për kuvend komunale, e pasuar nga LVV-ja me 20.97 për qind e LDK-ja me 16.48. 

Në Gjakovë AAK-ja e ka fituar shumicën në Kuvend komunal me 32.30%, e pasuar nga LVV-ja me 18.73 dhe PDK-ja me 15.52.

Sipas rezultateve preliminare në Gjilan 38.08% të votave për Kuvend Komunal i ka fituar LVV-ja, 28.05 LDK-ja e 14.50 PDK-ja. 

Në Mitrovicë të Jugut me vota për Kuvendin komunal prin PDK-ja me 30.43%, e pasuar në LVV-ja me 22.67 dhe Lista Guxo me 12.89.

Sipas rezultateve të KQZ-së për kuvende komunlae, LDK-ja prin në Pejë me 39.89%, e pasuar nga AAK-ja me 20.87 dhe LVV-ja me 20.64.

Ndërkohë në Prizren PDK-ja ka marrë 32.76% të votave për Kuvend Komunal, e pasuar nga LVV-ja me 20.06 dhe LDK-ja me 14.02%.