Arian Tahiri i PDK-së ka pranuar rezultatin e zgjedhjeve dhe ia ka uruar fitoren kandidatit të Lëvizjes Vetëvendosje, Faton Peci.
Në balotazhin e të dielës në Mitrovicën e Jugut, bazuar në rezultatet preliminare të publikuara në faqen e KQZ-së, Peci mori 17837 vota, ndërsa Tahiri 15 mijë e 522. Në këto rezultate nuk janë të përfshira votat me kusht dhe ato me postë.
“Qytetarë të Mitrovicës, Ju falënderoj të gjithëve për besimin dhe përkrahjen që më dhatë në garën për Kryetar të Mitrovicës. Ishte një privilegj i madh të jem pjesë e një procesi demokratik që dëshmoi pjekurinë tonë politike dhe kulturën e lartë qytetare. Rezultati i zgjedhjeve është shprehje e vullnetit tuaj dhe ky vullnet do ta ketë gjithmonë respektin tim. Urime kundërkandidatit tim për fitoren! I uroj suksese në punën e tij për Mitrovicën. Unë do të vazhdoj të jem në shërbim të Mitrovicës dhe të të gjithë qytetarëve, me ndershmëri, përkushtim dhe dashuri për qytetin tonë, si gjithmonë”, ka shkruar Tahiri në Facebook.