60 MINUTA

A mund të presim nga java e ardhshme zhbllokim të institucioneve, sot në “60 Minuta” me Melazim Kocin

Melazim Koci

Ish-kryeredaktori i Evropës së Lirë dhe politiologu, Melazim Koci, do të jetë i ftuar sot në emisionin “60 Minuta” për të diskutuar për situatën aktuale politike në kohën kur i jemi afruar përfundimit të masës së përkohshëm të Gjykatës Kushtetues vënë Kuvendit të Kosovës, pas kërkesë së Listës Serbe e ka kontestuar legjistraturën e re të Kuvendit. Flasim gjithashtu edhe për takimet që Presidentja Osmani dhe Kurti kanë nisur me liderë të shteteve në kuadër të punimeve që po zhvillohen ën asamblenë e Kombeve të Bashkuara dhe  raportete aktuale të qeverisë  me SHBA-në

Cilat janë mundësitë që Gjykata Kushtetuese të nxjerr vendim duke ia njohur Listës Serbe të drejtën për ta zgjedhur nënkryetarin e saj si parti që përfaqëson shumicën serbe në Kuvend?

Çfarë precedent I rrezikshëm do të ishte ky vendim për vendin?

Cila është pasqyra që u është dhënë qytetarëve nga partitë politike me gjithë këtë bllokadë këtë gjuhën polarizuese dhe mungesën e bashkëpunimit për të formuar institucione?

Sa të rëndësishme janë takimet e presidentes Osmani në Neë York dhe çka do të duhej të adresonin liderët e Koosvës në këto takime të nivelit të lartë?

A paraqesin shqetësim deklarimet e ministrit të Jashtëm serb për lobim kundër njohjes së pavarësisë së Kosovës?

Cila do të duhej të ishte strategjia e qeverisë së ardhshme në mënyrë që tensionet me Serbinë të uleshin dhe të kishte më shumë fokus në zhvillimin e brendshëm të shtetit dhe përmisimin e mirëqenies së jetës së qytetarëve ?

Sa shpejt do të duhej t’i adresonte qeveria kërkesat e SHBA dhe partnerëve të tjerë për t’u rikthyer raporti me SHBA-në?