60 MINUTA

Konstituimi i Kuvendit dhe formimi i qeverisë së re, sot në “60 Minuta” me Mimoza Kusari-Lilën

Mimoza Kusari-Lila

Mimoza Kusari-Lila, kryetarja e Alternativës, dhe ish-shefja e grupit parlamentar të Vetëvendosjes, do të jetë e ftuar sot në emisionin "60 Minuta" me të cilën do të flasim për pritjet nga seanca e thirrur për të premten ku pritet që pas aktgjykimit të Kushtetueses të vazhdohet me votimin e nënkryetarit të komunitetit serb.

A pret që nesër të votohet nënkryetari i komunitetit serb?

Kush e  bart përgjegjësinë kryesore në rast se përsëri nuk merr votat e nevojshme asnjë prej kandidatëve të propozuar?

A ka rrezik që të konsumohet afati prej 12 ditësh pa u votuar nënkryetari dhe pa u konstituar Kuvendi?

A i ka Vetëvendosje numrat për formimin e qeverisë?

A ka marrëveshje politike për formimin e qeverisë?

A ka marrë mbështetje propozimi i Kusari-Lilës për një qeveri të përkohshme nga Kurti?

Cilat parti do të duhej të ishin pjesë e këtij koalicioni?

A po shkojmë drejt zgjedhjeve të parakohshme?

Intervista nis në orën 17:10.