Irani ka njoftuar mbylljen e Ngushticës së Hormuzit për trafikun detar, duke e lidhur vendimin me sulmet e fundit izraelite në Libanin jugor, të cilat i cilësoi si shkelje të marrëveshjes së arritur mes Teheranit dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës të enjten.
Komanda Qendrore Ushtarake iraniane “Khatam-al Anbiya” deklaroi se mbyllja e kësaj rruge strategjike detare përbën hapin e parë të reagimit ndaj asaj që e quajti “thyerje të premtimeve nga armiku”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Njoftohet se Ngushtica e Hormuzit do të mbyllet për qarkullimin e anijeve. Ky është hapi i parë si përgjigje ndaj shkeljes së premtimeve nga armiku. Nëse agresioni vazhdon, do të planifikohen dhe ndërmerren masa të tjera për ta detyruar armikun t’u përmbahet detyrimeve të tij”, thuhet në deklaratën e transmetuar nga televizioni shtetëror iranian, transmeton "Al Jazeera".
Vendimi vjen pasi Izraeli vazhdoi sulmet ajrore në Libanin jugor, pavarësisht armëpushimit të shpallur dje, ndërsa tensionet në Lindjen e Mesme mbeten të larta.
Ngushtica e Hormuzit konsiderohet një nga rrugët më të rëndësishme detare në botë për transportin e naftës dhe gazit.
Ngushtica u hap pas arritjes së një marrëveshje mes SHBA-së dhe Iranit, e cila synohet të kthehet në përfundimtare brenda 60 ditëve.
Me hapjen e ngushticës, ra edhe çmimi i naftës ditëve të fundit.