Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka publikuar fotografitë e para nga dasma e saj luksoze me aktorin Callum Turner, e organizuar në Palermo të Sicilisë, pas ceremonisë intime që çifti kishte mbajtur më herët në Londër.
Ylli i muzikës ndau në Instagram një seri fotografish nga festimet në Itali. Në foto, çifti shihet duke pozuar në një ballkon, duke vallëzuar dhe duke ndarë momente emocionale nën vellon e nuses. Dua e shoqëroi publikimin me mbishkrimin e thjeshtë: “Mr. and Mrs.”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoCeremonia kryesore u mbajt më 6 qershor në vilën historike Valguarnera në Palermo, duke kurorëzuar një festë treditore të organizuar në Sicili.
Për këtë rast, Dua Lipa zgjodhi një fustan nusërie luksoz të zbukuruar me diamante, i dizajnuar nga ikona e modës, Donatella Versace. Këngëtarja ecën drejt altarit në një pistë prej rreth 200 metrash, e rrethuar nga rreshta me lule.
Në festë morën pjesë më shumë se 200 mysafirë nga bota e showbizit. Mes tyre ishte edhe legjenda e muzikës, Elton John, i cili sipas raportimeve performoi në mbrëmjen e dasmës. Të pranishëm ishin gjithashtu artistët Olivia Dean, Mark Ronson dhe Charli XCX.