60 MINUTA

Ngadalësimi i rritjes ekonomike – sot në “60 Minuta” me Haki Shatrin

Ish-ministri i financave, Haki Shatri

Në fokus të intervistës së sotme në kuadër të emisionit 60 Minuta në Kohavision do të jetë zhvillimi ekonomik i vendit. 

Me ish-ministrin e financave, Haki Shatrin do të flasim për ritmin e ngadalshëm të zhvillimit ekonomik të parashikuar nga Banka  Botërore. 

Buxheti për vitin e ardhshëm i cili ende nuk ka kaluar si pasojë e bllokadës në Kuvend do të jetë temë e kësaj interviste por edhe  për sfidat e prodhuesve vendorë dhe për bilancin e importit dhe eksportit që vazhdon të mbetet i pabalancuar.