Arbëri

17-vjeçari nga Kosova që theri mësuesen në Gjermani dyshohet për motiv islamik

17-vjeçari nga Kosova që theri mësuesen në Gjermani dyshohet për motiv islamik

17-vjeçari nga Kosova, E.S., që theri me thikë mësuesen në Essen të Gjermanisë javën e kaluar, dyshohet se kishte motive islamike, ka raportuar e përditshmja gjermane “Bild”.

Sipas “Bild”, adoleshenti nuk u mjaftua vetëm me sulmin ndaj mësueses, por ka sulmuar edhe një person të pastrehë, ndërsa ka incizuar video ku pretendon autorësinë e akteve të dhunshme.

Policia gjermane vazhdon ta hetojë rastin.

17-vjeçari e goditi mësuesen me thikë në stomak, duke i shkaktuar lëndime të rënda, por ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetë.

Edhe vetë adoleshenti ishte plagosur rëndë gjatë arrestimit nga Policia, por është në gjendje stabile.