Komanda Qendrore e SHBA-së ka thënë se kanë reaguar ndaj një sulmi të paprovokuar të Iranit.
Centcom ka thënë se janë lansuar disa raketa nga forcat iraniane e po ashtu edhe dronë e anije të vogla, ndërsa anijet luftarake amerikane USS Truxtun, USS Rafael Peralta dhe USS Mason po kalonin në ujërat ndërkombëtar. Ka thënë se nuk janë goditur asetet amerikane.
“Komanda Qendrore e SHBA-së ka eliminuar rreziqet që po vinin dhe ka shënjestruar infrastrukturën ushtarake iraniane përgjegjëse për sulmet ndaj forcave amerikane përfshirë edhe zonat e lansimit të raketave e dronëve”, është thënë nga Centcom.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoCentcom ka thënë se nuk do përshkallëzim, por do të mbetet në pozitë dhe e gatshme për t’i mbrojtur forcat amerikane.
E një komandat i lartë iranian ka akuzuar SHBA-në për shkelje të armëpushimit. Tha se forcat amerikane kishin shënjestruar një cisternë iraniane të naftës që po kalonte drejt Ngushticës së Hormuzit.
Tha se po ashtu pati sulme në ishullin Qeshm, si dhe në Bandar Kharmir dhe Sirik.
Tha se forcat e armatosura iraniane reaguan duke goditur anijet luftarake amerikane e duke shkaktuar dëme të konsiderueshme.
Raportohet për shpërthime në Iran
Transmetuesi shtetëror i Iranit ka raportuar për shpërthime të reja në Ngushticën e Hormuzit të cilat i ka përshkruar si “shkëmbim zjarri” mes forcave të armatosura iraniane dhe “armikut”.
Një burim izraelit ka thënë për BBC-në se në sulmet e raportuara s’ka pasur përfshirje të Izraelit.
Transmetuesi shtetëror iranian, duke cituar një burim ushtarak, ka thënë se sulmet e Iranit ndaj SHBA-së ndodhën pasi SHBA-ja goditi një tanker iranian.
Dy vendet arritën marrëveshje për armëpushim më 8 prill, por bisedimet kanë vazhduar për të arritur një marrëveshje për paqe të përhershme. Deri tash kjo nuk ka rezultuar me sukses.