(ArtNews) – Tre pavijonet baltike në Bienalen e Venecias – Lituania, Letonia dhe Estonia – organizuan një marsh solidariteti me Ukrainën, në ditën e parë të hapjes për mediat. Një deklaratë nga Pavijoni i Lituanisë shpjegon se ky akt iu kushtua punonjësve të kulturës nga Ukraina, “të cilët vazhdojnë të krijojnë dhe të përfaqësojnë vendin e tyre në kushte lufte, si dhe atyre që kanë humbur jetën për shkak të dhunës së vazhdueshme”. Ukraina ka pavijonin e saj në Bienale dhe ekspozita e këtij viti, “Security Guarantees”, paraqet veprën e Zhanna Kadyrovas.
Marshimi nisi nga Pavijoni i Lituanisë në Fucina del Futuro, vazhdoi drejt Pavijonit të Letonisë në Arsenale dhe përfundoi në pavijonin estonez në Patronato Salesiano Leone XIII, një kishë e shndërruar në qendër komunitare. Distanca totale ishte rreth 2.5 kilometra.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKy veprim është një nga shumë deklaratat politike që kanë mbërthyer tashmë Bienalen shumë të debatueshme të vitit 2026, e cila nuk hapet për publikun më 9 maj.
Të mërkurën në mëngjes, “Pussy Riot” dhe “FEMEN” protestuan pranë pavijonit rus, ndërsa të martën dhjetëra artistë u mblodhën në hyrje të Giardinit kundër përfshirjes së Izraelit në një aksion kolektiv të titulluar “Solidarity Drone Chorus”. Të nesërmen, “Art Not Genocide Alliance” organizoi një tubim për të nisur një grevë 24-orëshe, gjithashtu në protestë ndaj pavijonit izraelit.
Në protestën kundër Rusisë grupi tentoi të hynte në pavijon, por u pengua nga policia, e cila kishte rrethuar hyrjen. Disa prej tyre kishin të shkruara slogane në trupat e tyre, si “Kuruar nga Putini, përfshirë edhe trupa të pajetë”, “Rusia vret, Bienalja ekspozon” dhe “Art rus, gjak ukrainas”. Një statujë jashtë pavijonit u mbështoll me flamurin ukrainas.
Nadya Tolokonnikova, një nga themelueset e “Pussy Riot”, ka thënë se ishte tronditur nga pamja e njerëzve që festonin në Pavijonin e Rusisë në ditën e parë, ku arka me shampanjë po futeshin brenda, ndërsa luhej muzikë techno me volum të lartë.
“Më duket e çuditshme që Evropa vazhdon të thotë se Ukraina është një mburojë për të gjithë kontinentin evropian, por ia hap dyert vazhdimisht propagandës ruse. Kjo ma thyen zemrën”, ka thënë ajo.
Aktivistja i bëri thirrje Pietrangelo Buttafuocos, presidentit të Bienales, që “të ndalojë marrjen e parave ruse” dhe të bisedojë me grupin. Në një deklaratë për shtyp, “Pussy Riot” ofroi ta kurojë Pavijonin e Rusisë në vitin 2028, duke premtuar se do të përdorë vepra të artistëve që janë ose kanë qenë të burgosur në institucionet korrektuese ruse.
Një përplasje diplomatike për përfshirjen e Rusisë është përshkallëzuar. “Financial Times” raportoi se Komisioni Evropian u kishte thënë Qeverisë së Italisë dhe organizatorëve të Bienales se lejimi i Rusisë për të marrë pjesë do të shkelte sanksionet e BE-së.
Vetëm pak ditë para se bota e artit të mbërrinte në Venecia për javën paraprake të ekspozitës, e gjithë juria dha dorëheqjen, me gjasë lidhur me vendimin e mëparshëm për të përjashtuar vendet e akuzuara për krime kundër njerëzimit, ku do të përfshiheshin si Izraeli ashtu edhe Rusia.
Solvita Krese, drejtoreshë e Qendrës Letoneze për Art Bashkëkohor në Riga dhe komisionere e Pavijonit të Letonisë, e bëri të qartë se çfarë është në lojë: “Në realitetin e sotëm gjeopolitik, na kujtohet se liria nuk është kurrë diçka e vetëkuptueshme – ajo duhet të mbrohet. Vendimi i Bienales së Venecias për të lejuar pjesëmarrjen e Rusisë ngre pyetje urgjente mbi përgjegjësinë e institucioneve kulturore”, ka thënë ajo.
Ka pasur një tension të madh përpara Bienales, me politikën që shpesh ka errësuar artin e ekspozuar.
Në hapjen zyrtare të Pavijonit britanik, një përfaqësues i ambasadorit ka thënë se asnjë ministër nuk kishte marrë pjesë në event për shkak të përfshirjes së Rusisë. Zakonisht është një ministër që hap Pavijonin, megjithëse pjesëmarrja e Mbretërisë së Bashkuar menaxhohet nga British Council dhe jo nga Qeveria. Protesta dhe politika nuk janë të reja në Bienale. Në vitin 1968 pati protesta që u përhapën nga lëvizja më e gjerë studentore e asaj vere, kryesisht të drejtuara kundër SHBA-së për luftën në Vietnam. Gjashtë vjet më vonë, i gjithë eventi iu kushtua popullit të Kilit, i cili në atë kohë ishte nën sundimin e diktatorit ushtarak, Augusto Pinochet.