Arbëri

23 vatra zjarri të shtunën në Kosovë

Zjarri në Milefc të Prishtinës

Foto: Driton Paçarada

Agjencia e Menaxhimit Emergjent (AME) ka bërë të ditur se gjatë ditës së shtunë në Kosovë janë regjistruar gjithsej 23 vatra zjarri, prej të cilave 11 mbeten ende aktive, ndërsa 12 janë lokalizuar.

Sipas AME-së, situata po menaxhohet në bashkëpunim të plotë me Njësitë Profesionale të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit, Qendrat Operative 112 dhe Policinë e Kosovës.

Institucioni ka bërë apel për kujdes të shtuar nga qytetarët, duke i ftuar të shmangin çdo veprim që mund të shkaktojë zjarr dhe të raportojnë menjëherë çdo rast në numrat emergjentë 112, 193 ose 192.

“Falënderojmë zjarrfikësit për përkushtimin e palodhshëm, Policinë e Kosovës për mbështetje, si dhe të gjithë qytetarët për bashkëpunimin”, thuhet në njoftim.