Sakrifica e dëshmorëve të rënë në betejën e 24 marsit 1998 në Gllogjan u përkujtua të martën në 28 vjetorin e “Epopesë së Dukagjinit”.
Në këtë ditë, në përballjen frontale mes Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe forcave serbe që kishin rrethuar Gllogjanin, ranë dëshmorë Him Haradinaj, Gazmend dhe Agron Mehmetaj.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, derisa ka bërë homazhe, ka thënë se Gllogjani u rrethua me qëllimin që të shuhet një vatër e rezistencës, por sipas saj, ndodhi e kundërta.
“Familja Haradinaj, së bashku me luftëtarët tjerë të lirisë, me kontributin e tyre e çanë rrethimin dhe dëshmuan se përpjekja për liri as nuk rrethohet, as nuk ndalet dhe as nuk thyhet. Sot nderojmë Gazmend Mehmetajn, Agron Mehmetajn dhe Him Haradinajn. Kujtojmë dhimbjen e familjeve të tyre dhe popullit të Kosovës, sikurse edhe lartësojmë veprën e tyre sublime. Sot këtu, i falënderohemi me përulësi secilit dhe secilës ushtare të lirisë që me kontributin e tyre e çliruan vendin tonë dhe bënë që sot ne të jetojmë të lirë në një shtet të pavarur. Lavdi dëshmorëve të kombit, lavdi martirëve”, ka thënë ajo, raportoi EO.
Qytetari Ragip Gegaj ka thënë se kjo ditë ka domethënie të veçantë për popullin e Kosovës dhe se sakrifica e dëshmorëve nuk duhet harruar.
“Këto nuk duhet të harrohen me breza. Sa të harrohen më shumë këto, më keq është për ne. E këto sende janë shumë të rëndësishme. Për ne nuk ka, nuk ka festë më të madhe për popullin e Kosovës. E është shumë e mirë mos t’u harruar”, tha ai.
Gani Çeku nga fshati Irzniq ka deklaruar se vizitat dhe homazhet në këtë vend janë privilegj për çdo qytetar.
“Këtu ne jemi të privilegjuar sa herë që vijmë këtu dhe bëjmë vizita, homazhe. Vendi i shenjtë, jo vetëm për mua, po për krejt popullin e Kosovës. Prekazi edhe Gllogjani. Unë jam shumë, shumë krenar që vizitoj këto varreza të dëshmorëve”, është shprehur ai.
Edhe Shefqet Demhasaj nga Carrabregu ka theksuar rëndësinë e kësaj date për të gjithë Kosovën, e sidomos për Dukagjinin.
“Kjo do të thotë, për mendimin tim, është e rëndësishme për krejt Kosovën, e sidomos për Dukagjinin. Se këtu është bërë faktikisht një rezistencë e madhe, kanë dhënë jetën shumë dëshmorë për Kosovën. Që populli ynë, të jetë i lirë, të jetë ashtu siç duhet. E Dukagjinit ia ka me borxh tërë Kosova, me luftën që është bërë në ’98-n, në ’99-n, që është ditë e shenjtë jo vetëm për Dukagjinin po për tërë Kosovën”, tha ai.