Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

5-vjeçari nga Lipjani që dyshohet se u keqtrajtua nga prindërit, i nënshtrohet operacionit

QKUk - pediatri

Klinika e Pediatrisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ka njoftuar se 5-vjeçari nga Lipjani që është i hospitalizuar në Kujdesin Intensiv Pediatrik si pasojë e lëndimeve nga dhuna në familje, i është nënshtruar intervenimit kirurgjik në nivel të shputave nga ekipet specialistike të Ortopedisë dhe Kirurgjisë Plastike.

Në njoftimin e SHSKUK-së është bërë e ditur se intervenimi ka përfunduar dhe gjendja e pacientit ka qenë stabile. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Pas përfundimit të intervenimit, pacienti është transferuar në Kujdesin Intensiv Pediatrik, ku po vazhdon trajtimin, mbikëqyrjen dhe përkujdesjen e mëtejme postoperatore”, thuhet në njoftim.

Më tej theksohet se për shkak të ndjeshmërisë së rastit, nuk mund të ofrohet më shumë informacion. 

“Njëkohësisht, theksojmë se ekipet profesionale shëndetësore janë duke ofruar përkujdesje maksimale dhe trajtimin e nevojshëm në përputhje me protokollet mjekësore”, thuhet më tej në komunikatë. 

Dy prindër në Lipjan janë arrestuar pasi dyshohet se kanë keqtrajtuar fëmijën e tyre 5-vjeçar, i cili është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës me plagë të rënda në të dy shputat e këmbëve. 

Sipas QKUK-së fëmija, i cili po trajtohet në Klinikën e Pediatrisë, është pranuar në gjendje të rëndë shëndetësore dhe dyshohet edhe për kequshqyerje.