Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, i është përgigjur pozitivisht ftesës së kryeministrit Albin Kurti për takim për çështjen e presidentit.
Megjithatë, ka thënë se në takim do të shkojë vetëm pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për këtë çështje. Deri më 31 mars pritet që Gjykata Kushtetuese të marrë vendim mbi çështjen e presidentit dhe dekretin e Vjosa Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“E kam njoftuar se do t’i përgjigjem pozitivisht kësaj ftese në ditën e parë pas verdiktit të Gjykatës Kushtetuese. Duke qenë se çështja e zgjedhjes së Presidentit është tashmë në shqyrtim të Gjykatës Kushtetuese, duhet të kuptojmë se koha jonë politike ndalon përkohësisht, ndërsa koha e dëgjimit kushtetues merr fjalën në pavarësinë e saj. Duke respektuar këtë rend, pa procese të tjera politike paralele, i bëjmë nder jo vetëm vetes, por edhe Republikës dhe institucioneve që janë ndërtuar me shumë mund”, ka shkruar Abdixhiku.
Kurti deklaroi të premten se do t’iu dërgojë ftesë liderëve të partive opozitare për t’u takuar në fillimin e javës që vjen.