Jorge Jesus do të jetë selektori i ri i Përfaqësueses së Portugalisë.
Kështu ka njoftuar të mërkurën eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMësohet se tashmë është arritur marrëveshja mes palëve.
Jesus do ta zëvendësojë Roberto Martinezin i cili u largua nga Portugalia pas eliminimit nga Botërori.
Portugalia u eliminua në 1/8 e finales pasi u mposht nga Spanja me rezultatin 1:0.
71-vjeçari Jesus së fundi ishte trajner i Al-Nassrit, ku punoi së bashku me yllin portugez, Cristiano Ronaldon.
Jesus me Al-Nassrin në edicionin e fundit e fitoi titullin e kampionit në Arabinë Saudite.
Portugezi në të kaluarën ka drejtuar edhe skuadra si Al-Hilal, Fenerbahçe, Benfica e Flamengo.