Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

SHBA-ja nis sulmet kundër Iranit

sss

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë nisur një raund tjetër sulmesh ajrore kundër Iranit të mërkurën, disa orë pasi presidenti Donald Trump tha se armëpushimi midis dy vendeve mund të ketë "përfunduar".

Këto sulme bëhen një ditë pasi ushtria amerikane goditi disa zona ushtarake, pasi Irani shënjestroi anije tregtare në brigjet e Omanit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Komanda Qendrore e SHBA-së njoftoi sulmet në një postim në X.

"Me udhëzimin e Komandantit të Përgjithshëm, forcat e Komandës Qendrore të SHBA-së kanë filluar të kryejnë sulme shtesë kundër Iranit për të degraduar më tej aftësinë e tyre për të kërcënuar lirinë e lundrimit në Ngushticën e Hormuzit", thuhet në njoftimin në X.

Mediat iraniane kanë raportuar shpërthime në qytetet Bandar Abbas dhe në Sirik.

Trump gjatë të mërkurës në margjinat e samitit të liderëve të NATO-s në Ankara, ka deklaruar se SHBA-ja “me shumë gjasë” do ta godasë Iranin “shumë fort”. 

“I goditëm shumë fort mbrëmë, shumë, shumë fort”, tha Trump, duke shtuar se SHBA-ja “me shumë gjasë do t’i godasë fort sërish sonte”. “U dhashë një paralajmërim të vogël. Do t’i godasim fort përsëri sonte”, ka theksuar ai. 

I pyetur nëse armëpushimi ka marrë fund dhe nëse memorandumi i mirëkuptimit që të dy vendet arritën muajin e kaluar nuk është më në fuqi, Trump u përgjigj duke thënë se mendon se gjithçka ka marrë fund.

“Nuk dua të merrem më me ta. Janë llum. E dini çfarë do të thotë llum? Janë llum. Janë njerëz të sëmurë”, ka theksuar Trump.

I pyetur nëse bisedimet do të rifillojnë, Trump ka thënë se nuk i intereson. “Nuk më intereson, le të bisedojnë. Por mendoj se po humbin kohën. Janë një grup gënjeshtarësh”, është shprehur ai