Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ajeti në krye të AKI-së edhe për 5 vjet

Petrit Ajeti

Petrit Ajeti do të jetë në detyrën e drejtorit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI) edhe për pesë vjet të ardhshme. 

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu dhe kryeministri Albin Kurti, kanë nënshkruar vendimin për vazhdimin e mandatit të Ajetit. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Ky vendim pasqyron vlerësimin institucional për profesionalizmin, përkushtimin dhe punën e deritanishme të z. Ajeti në udhëheqjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, si dhe besimin në vazhdimësinë e lidershipit të tij në forcimin e kapaciteteve të inteligjencës dhe sigurisë së Republikës së Kosovës. Gjatë mandatit të tij, AKI ka vazhduar të luajë rol kyç në mbrojtjen e rendit kushtetues, sigurisë kombëtare dhe interesave strategjike të Republikës së Kosovës, në koordinim të ngushtë me institucionet vendore dhe partnerët ndërkombëtarë të sigurisë”, ka njoftuar Presidenca e Kosovës. 

Ajeti në pesë vjetët e fundit ka qenë drejtor i AKI-së.  Ai ka përfunduar studimet në shkencat politike në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, studimet në Akademinë Ushtarake “Skënderbej” në Tiranë, si dhe studimet master në Universitetin Metropolitan të Londrës. Po ashtu, ka ndjekur programe të shumta të zhvillimit profesional në fushën e sigurisë në Gjermani dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.