Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ambasadat e Kosovës në Izrael dhe Abu Dhabi apelojnë shqiptarët për kujdes

amb

Ambasadorja e Kosovës në Izrael, Ines Demiri, ka apeluar qytetarët e Kosovës që jetojnë në Izrael të jenë të kujdesshëm, pas sulmeve të SHBA-së e Izraelit kundër Iranit të shtunën. 

Ajo ka udhëzuar qytetarët që të ndjekin njoftimet zyrtare dhe të zbatojnë udhëzimet e sigurisë të autoriteteve vendore. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, së bashku me Ambasadën e Kosovës në Izrael, po monitorojnë nga afër zhvillimet aktuale. Ju informojmë se Ambasada e Kosovës në Izrael është plotësisht në dispozicion të qytetarëve tanë dhe mbetet në komunikim të vazhdueshëm me institucionet përkatëse vendase. Për çdo rast urgjent, qytetarët e Republikës së Kosovës që ndodhen në Izrael mund të kontaktojnë në numrin: +972 586 340450”, thuhet në apelin e saj. 

Edhe Ambasada e Kosovës në Abu Dhabi ka bërë thirrje për kujdes për shkak të rritjes së tensioneve në rajon, duke theksuar se ekziston rrezik i shtuar për përshkallëzim të situatës, i cili mund të sjellë ndërprerje të udhëtimeve dhe ndikime të tjera të paparashikuara.

"Ambasada u bën thirrje shtetasve të Republikës së Kosovës që jetojnë dhe punojnë në Emiratet e Bashkuara Arabe: • Të informohen rregullisht përmes burimeve zyrtare dhe mediave. • Të ndjekin udhëzimet e autoriteteve vendore. • Të shmangin zonat pranë objekteve të sigurisë dhe atyre ushtarake".