Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Dogana zbulon 23 mijë euro të padeklaruara Merdar

Dogana e Kosoves

Dogana e Kosovës, ka njoftuar se në bashkëpunim me Policinë Kufitare të Kosovës, ka zbuluar rreth 23 mijë euro të padeklaruara gjatë kontrollit të një automjeti në dalje të pikës së kalimit kufitar në Merdar.

Automjeti thuhet se ishte përzgjedhur për kontroll në bazë të analizës së riskut. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Gjatë kontrollit të përbashkët nga zyrtarët doganorë dhe Policia Kufitare, u zbuluan mjete monetare të padeklaruara në dy lokacione të ndryshme të automjetit. Një shumë prej 10,000 euro u gjet në çantën personale të udhëtarit, ndërsa 13,500 euro u zbuluan të fshehura në zarfe brenda një ndarjeje të automjetit. Në total, u evidentuan 23,500 euro mjete monetare”, thuhet në njoftim.

Personi thuhet se posedonte gjithashtu një kontratë noteriale për shitblerjen e një prone, të datës 29.06.2025, si dhe një dëshmi të tërheqjes bankare, të datës 01.07.2026, të cilat shërbenin si dokumentacion mbi prejardhjen e mjeteve monetare.

“Duke qenë se personi kishte dokumentuar burimin e ligjshëm të mjeteve monetare, u vendos ndalimi i 25% të shumës së padeklaruar, ndërsa pjesa tjetër iu kthye poseduesit, në pajtim me procedurat dhe dispozitat ligjore në fuqi”, thuhet në njoftim.

Dogana ka rikujton se çdo person fizik që hyn ose del nga territori i Republikës së Kosovës me mjete monetare në vlerë prej 10,000 euro ose më shumë ka detyrim ligjor t'i deklarojë ato pranë autoriteteve doganore.