Ambasada e Republikës së Kosovës në Emiratet e Bashkuara Arabe ka lëshuar një njoftim për shtetasit kosovarë, duke i këshilluar ata të mos fotografojnë, incizojnë apo publikojnë pamje dhe informacione nga vendet ku ndodhin incidente me raketa ose dronë.
Sipas njoftimit të publikuar në Facebook, ndalimi përfshin edhe shpërndarjen e vendndodhjeve të këtyre incidenteve në rrjete sociale dhe platforma të tjera online.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Autoritetet e Emirateve të Bashkuara Arabe zbatojnë masa të rrepta ligjore ndaj çdo shkeljeje, përfshirë gjoba të larta financiare, dënime me burg, konfiskim të pajisjeve elektronike, si dhe deportim të shoqëruar me ndalim të rikthimit në vend”, thuhet në njoftim.
Andaj është bërë thirrje që të respektohen me përpikëri ligjet dhe rregullat lokale, si dhe të kontribuohet në ruajtjen e sigurisë dhe rendit publik gjatë qëndrimit në EBA.