Gjykata e Apelit ua ka caktuar masën e paraburgimit tre të dyshuarve të cilët u kapën duke transportuar rreth 1 milion euro në pikëkalimin kufitar në Merdar në shkurt.
Gjykata vlerësoi se te të pandehurit ekziston rreziku i përsëritjes së veprës penale.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGjykata ka vlerësuar se atyre duhet t’u caktohet masa e paraburgimit “ngase me lënien në liri, apo caktimin e ndonjë mase tjetër nuk do të mund të arrihej prezenca e tyre në procedurë penale, andaj e aprovoi ankesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës si të bazuar”.
“Mënyra e kryerjes së veprës – përdorimi i një automjeti të modifikuar me bunker për fshehje të parave, deklarimet e rrejshme të të pandehurve dhe koordinimi mes tyre tregon që veprimet ishin të qëllimshme dhe të planifikuara, gjë që rrit peshën e përgjegjësitë penale dhe tregon rrezikun e përsëritjes së veprës penale të natyrës së njëjtë ose edhe më të rëndë nëse ata lihen të lirë. Andaj, duke u bazuar në këto rrethana, vlerësohet se ekziston një rrezik real që të pandehurit, nëse lihen në liri, mund të kryejnë sërish veprime të njëjta ose të ngjashme, duke penguar procedurën penale dhe duke kërcënuar interesin publik, kurse caktimi i masës së paraburgimit është i domosdoshëm”, thuhet në vendim.
Kolegji i Apelit vlerësoi po ashtu se mënyra e fshehjes domethënë se të pandehurit mund të prishin prova apo edhe të ndikojnë dëshmitë e dëshmitarëve të mundshëm.
“Po ashtu, nëse të pandehurit qëndrojnë në liri, ekziston rrezik i lartë që ata të përpiqen të manipulojnë provat e çështjes penale, të ndikojnë në dëshmitarë për të fshehur informacionin, ose të koordinojnë mes vete strategjinë e mbrojtjes për t’iu shmangur përgjegjësisë ligjore. Ky rrezik mbështetet edhe në veprimet konkrete të tyre: fshehja e shumës së konsiderueshme monetare në automjet, deklarimet e rrejshme dhe përpjekjet për të maskuar burimin e parave, si dhe planifikimi i udhëtimit dhe koordinimit mes të pandehurve për transportin e parave. Andaj, sipas vlerësimit të kolegjit penal të Gjykatës së Apelit caktimi i masës se paraburgimit ndaj të pandehurve në këtë fazë të procedurës penale është i arsyeshëm dhe i domosdoshëm për zbatimin me sukses dhe efektiv të kësaj procedure penale”.
Në aktvendim gjykata ka cekur faktin se bëhet fjalë për 1 milion euro dhe për shpëlarje parash, që është vepër penale me rrezikshmëri të lartë shoqërorë.
Kjo është hera e dytë që Apeli vendos për këtë çështje, pasi gjyqtari i Gjykatës Themelore në Prishtinë, Leon Përlaska vendosi t’i lirojë të pandehurit me arsyetimin se prokuroria nuk i bashkëngjiti provat dhe se s’vërtetoi dyshimin e bazuar, por të kundërtën e konfirmoi gjykata e shkallës së dytë.
Prokuroria Speciale pati kërkuar masën e paraburgimit për tre të arrestuarit nën dyshimet për veprën penale “shpëlarja e parave”. Por Gjykata e pati hedhur poshtë duke thënë se nuk është përmendur asnjë provë sado sipërfaqësore në të cilën Prokuroria e mbështet pretendimin lidhur me dyshimin e bazuar.
Të dyshuarit u kapën duke transportuar 1 milion eurot e padeklaruara të fshehura në një hapësirë të modifikuar në dyshemenë e një minibusi. E.A. po drejtonte mjetin. Njëri prej të dyshuarve, A.K., ishte polic në Tiranë që u suspendua pas arrestimit.
Në brendi të minibusit janë gjetur 18 pako me para, të përbëra nga bankënota të ndryshme prej 10, 20, 50, 100 deri në 200 euro, secila me nga një numër të shënuar në qesen me të cilën janë mbështjellë.
Minibusi, i cili po qarkullonte nga Serbia në drejtim të Kosovës, ka qenë pa udhëtarë, gjë kjo që për zyrtarë të Doganës ka përbërë indikacion për kontroll të detajuar.