Është arrestuar një i dyshuar për krime lufte në Komunën e Kaçanikut, njoftoi Prokuroria Speciale.
A.D. u arrestua të shtunën për krime kundër popullsisë civile gjatë luftës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës, me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, kanë arrestuar A.D., nën dyshimin për kryerjen e veprës penale ‘krime lufte kundër popullsisë civile’”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
Së fundmi, autoritetet shtetërore e kishin arrestuar një ish-pjesëtar të forcave serbe, me dyshimin se ishte përfshirë në kryerjen e krimeve të luftës kundër popullsisë civile në Kosovë gjatë luftës së viteve 1998- ‘99.
Arrestimi i tij, më 23 mars, erdhi pak ditë pasi një gjykatë në Prishtinë i dënoi me burgim dy ish-pjesëtarë të forcave policore dhe ushtarake të Serbisë për krime lufte në Kosovë gjatë luftës së viteve 1998- ‘99. Zoran Kostiqin u dënua me 15 vjet burgim, ndërsa Dragan Miloviqin me 7 vjet burgim.
Gjatë luftës në Kosovë janë vrarë më shumë se 13.000 civilë – shumica shqiptarë – ndërsa mijëra të tjerë janë zhdukur.
Më shumë se 1.500 persona vazhdojnë të jenë ende të pagjetur, pjesa më e madhe e tyre shqiptarë.