Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Arrestohet një zyrtar, dyshohet se dha leje për import të pesticideve e biocideve të ndaluara

Arrestohet

Foto: Ilustrim

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se ka arrestuar një zyrtar të shtetit, për dyshimet për lëshim lejesh për disa operatorë ekonomikë për importin e produkteve biocide dhe pesticide, të ndaluara në Kosovë.

I arrestuari është N.M.. Ai po hetohet për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar dhe për falsifikim të dokumentit zyrtar.

Këto produkte janë të ndaluara sipas listës së Agjencisë Evropiane të Kimikateve të Bashkimit Evropian.

Arrestimi është realizuar nga Policia e Kosovës, ndërsa me urdhër të Prokurorit të Shtetit, personi i dyshuar është ndaluar për 48 orë.