Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca, ka deklaruar se Komuna e Prishtinës nuk ka arritur të jetë as efikase dhe as efektive në grumbullimin e mbeturinave, ndërsa një nga gjetjet më shqetësuese të auditimit ka qenë dështimi i pothuajse të gjitha hallkave të mbikëqyrjes institucionale.
Në konferencën për media ku u shpalos Plani Vjetor Auditues 2025/26, Spanca tha se Zyra Kombëtare e Auditimit ka kryer auditim të performancës për menaxhimin e mbeturinave në kryeqytet, për shkak të interesit publik dhe situatës së krijuar në Prishtinë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSpanca tha se bordi i KRM “Pastrimi” nuk ka ushtruar mbikëqyrje efektive ndaj kompanisë dhe nuk është marrë me problemet kryesore të mbeturinave në qytet.
"Rezultatet e auditimit kanë treguar se Komuna nuk ka arritur të jetë efikase as efektive në grumbullimin e mbeturinave gjatë viteve të fundit. Një nga gjetjet më shqetësuese të raportit është dështimi i pothuajse të gjitha hallkave të mbikëqyrjes institucionale. Ky proces kishte dështuar të realizohej pothuajse në të gjitha nivelet nga të gjitha palët”, ka thënë ajo.
Ajo shtoi se numri i kamionëve aktivë për mbledhjen e mbeturinave ka rënë vazhdimisht dhe se kompania nuk ka realizuar planet investive për zëvendësimin e tyre.
Sipas saj, edhe kamionët e rinj të blerë nga Komuna janë dorëzuar me vonesa dhe nuk janë vënë menjëherë në funksion.
Spanca deklaroi se qindra kontejnerë të blerë nga Komuna kanë mbetur të papërdorur, ndërsa shumë të tjerë janë dëmtuar për shkak të mungesës së njohurive të stafit.