Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

AUV kërkon heqjen nga tregu të disa serive të prodhimit të ujit mineral “Kllokoti”

uji kllokoti

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), ka njoftuar se disa seri të prodhimit të ujit mineral “Kllokoti” pas analizave të disa mostrave, kanë rezultuar me nivel të lartë të Borit “Boron”.

Me këtë rast është urdhëruar të hiqen nga tregu disa seri të produktit datave të skadences. Gjithashtu nga konsumatorët është kërkuar që këtë produkt ta kthejnë menjëherë në pikën e blerjes, sipas datave të skadimit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kjo vlen për datat e skadimit: 05.01.2027 dhe 07.04.2027 nëse është paketimi 1.5L, ndërsa për paketimin 0.5L, datat e skadimit: 16.02.2027 / 19.02.2027 / 04.04.2027 dhe 07.04.2027

“Operatori ekonomik distribues të nisë menjëherë tërheqjen nga tregu të produktit sipas datave të skadences. Po ashtu konsumatorët qe e posedojnë produktin me të dhënat e lartcekura sipas datave të skadimit, ta kthejnë menjëherë produktin ne piken e blerjes”, thuhet në njoftimin e AUV-it.

Efektet anësore që mund të shkaktoj boroni në nivele të larta janë, problemet me stomakun dhe tretjen që përfshijnë të përziera, të vjella e diarre.

Gjithashtu efekte anësore mund të ketë edhe në sistemin nervor që përfshijnë lodhjen, marramendjen, dhimbjen e kokës. Niveli i lartë i boronit konsiderohet se mund të ketë efekt anësor edhe në veshka, fertilitet dhe hormone si dhe sistemin riprodhues.