Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Baraliu: Verbërimi politik po e rikthen krizën të cilën s’mund ta ndryshojë as rezultati zgjedhor

mazllum bajraliu

Profesori i çështjeve juridike, Mazllum Baraliu, ka thënë se përgjegjëse për situatën aktuale politike në vend, është edhe pushteti, por edhe opozita. Sipas tij, këto parti janë duke sajuar kriza të cilat po shkaktojnë dëme të pariparueshme për vendin.

Në emisionin “60 Minuta” në KTV ka deklaruar se të gjitha partitë janë duke u sjellë në mënyrë të papërgjegjshme.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sipas tij, diçka që mund të bëhet për dy orë ose për pak minuta, nuk po bëhet, duke shtuar se kjo tregon se ka mungesë të vullnetit politik.

Baraliu vlerëson se është duke u përsëritur kriza politike e vitit të kaluar.

“Kur mungojnë numrat, opozita del dhe barrikadohet me sjellje që nuk janë të përgjegjshme dhe as dinjitoze. Të dy palët nuk po tregojnë shenja pozitive për ta zgjidhur krizën. Tash po ndodh bartja e përgjegjësive tek njëri-tjetri”, ka thënë ai. “Nga verbimi politik, mund të kemi përsëritje të krizës të cilën edhe rezultati zgjedhor nuk mund ta ndryshojë. Ne jemi duke sajuar kriza ciklike duke shkaktuar dëme të pariparueshme për vendin. Kjo është goditje e kokës për muri edhe për pushtetin edhe për opozitën”.

Sipas tij, kjo çështje nuk ka nevojë te elaborohet shumë, duke shtuar se është çështje e njohur sepse si e tillë po përsëritet.

Ai vlerëson se partitë nuk po e respektojnë elektoratin.

“Nuk shoh  vullnet as nga fituesi i zgjedhjeve. Këtu duhet vetëm një  vullnet i mirë. E di mirë fituesi që as brenda partisë nuk i ka të gjitha votat”, ka thënë ai.

Baraliu ka thënë se “të gjitha nuk i mjaftojnë dikujt”.

“Pushteti duhej t’i bënte publik emrat për të cilët bisedojnë. Kushdo që propozohet është njeri i yni”, ka shtuar ai.

Ka thënë se kjo klasë politike  nuk do të duhej ta maltretojë qytetarin duke e çuar në zgjedhje.

Baraliu ka fajësuar klasën politike për ikjet e qytetarëve nga vendi. Sipas tij, tekat e tyre shumë shpesh tejkalojnë normalitetin.

 Ai ka potencuar se këto parti duhet ta ndryshojnë kursin e veprimit.

Sipas tij, opozita nuk mund të sillet si fituese sepse sipas tij ka humbur, porse as fituesi nuk mund të sillet me arrogancë, duke shtuar se duhet bashkëpunim mes tyre.