Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Bajrami: Qeveria po përdor 100 eurot për blerje votash

Hykmete Bajrami

Foto: Driton Paçarada

Kandidatja për deputete nga Hykmete Bajrami dhe anëtare e Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar ndaj vendimit të Qeverisë në detyrë për mbështetje financiare prej 100 eurosh për disa kategori të shoqërisë, pak para zgjedhjeve të parakohshme parlamentare

 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Përmes një reagimi publik, Bajrami akuzoi Kurtin se po përdor paratë e qytetarëve për qëllime elektorale.

“Albini po i përdor paratë tona për të blerë vota”, deklaroi ajo, duke vënë në pikëpyetje sloganin “Krejt për shtetin, shteti për krejt”.

Bajrami tha se qytetarët kanë përjetuar për gjashtë vjet se “shteti nuk është për krejt”, duke përmendur rritjen e çmimeve, TVSH-në për importet, çmimet e larta të energjisë dhe karburanteve, si dhe tenderët njëburimorë.

Sipas saj, qeveria ka dështuar në fusha kyçe si arsimi, shëndetësia, infrastruktura dhe funksionimi i institucioneve të pavarura.

“Aty ku duhet të ketë shtet, sot ka parti. Aty ku duhej të ketë drejtësi, sot ka nënshtrim”, u shpreh Bajrami.